Menjëherë pas humbjes nga Liverpooli, Real Madridi iu është kthyer fitoreve duke mposhtur në shtëpi Getafen.
“Los Blancos” dominuan nga fillimi, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:0.
Rodrygo lehtësisht mund të shënonte pas vetëm tetë minutave lojë, mirëpo që goditja e tij u ndal nga mbrojtja kundërshtare.
Ishte Jude Blelingham që realizoi nga pika e bardhë për të kaluar Realin në epërsi pasi Nyom shkaktoi 11-metërsh me një ndërhyrje te Rudiger (30’).
Vetëm tetë minuta më pas, Bellingham dhuroi një asistim mahnitës te Kylian Mbappe, i cili me një supergol nga distanca e dyfishoi epërsinë (38’).
Real Madridi vazhdoi të jetë më dominuese dhe kishte raste edhe për të shënuar disa gola. Më saktësisht ishte Mbappe, i cili një herë kaloi portierin por dështoi të realizojë në portën e zbrazur e vetëm disa minuta më vonë nuk e finalizoi as një aksion tjetër.
Getafe ndërkohë zhvilloi disa kundërzbritje, ku goditi disa herë traversën e Courtois, por larg konkretizimit.
Lojtari i ndeshjes është shpallur Mbappe.
Reali tani mbledhë 33 pikë në La Liga, një më pak se Barcelona por ka një ndeshje më pak të zhvilluar kurse Getafe qëndron në pozitën e 17-të me 13 sosh.