15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Real Madridi mposht edhe Cadizin

- Advertisement -

Real Madrid-i ka arritur fitoren e radhës në La Liga teksa ka mundur 3-0 Cadiz-in. Madrilenët afrohen me titullin dhe një dështim i Barcelona-s ndaj Girona-s më vonë këtë të shtunë do i bënte djemtë e Carlo Ancelotti-t kampionët e rinj në Spanjë.

“Santiago Bernabeu” priti takimin e javës së 34-të në La Liga mes Real Madrid-it dhe Cadiz-it, ku tre golat do të shënoheshin gjatë pjesës së dytë.

Brahim Diaz-i kaloi në avantazh Real-in në minutën e 51 pas asistimit nga Luka Modric. Spanjollo-marokeni do të ishte njeriu asist te goli i dytë, i realizuar nga i përhershmi, Jude Bellingham, në minutën e 68.

Joselu do të realizonte golin e tretë dhe të fundit për Real Madrid-in në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë.

Me 87 pikë, Real-i qëndron i sigurt në krye të La Liga-s. Barcelona e vendit të dytë ka 14 pikë më pak, ndaj një dështim ndaj Girona-s do i jepte matematikisht titullin Real-it.

Cadiz-i qëndron në vendin e 18 me 26 pikë. Ata do të tentojnë deri në fund qëndrimin në La Liga, ndonëse duhet një mrekulli që kjo të ndodh.

La Liga zhvilloi më herët takimit mes Real Sociedad dhe Las Palmas, i përfunduar me fitoren 2-0 të baskëve.

Super dueli mes Girona-s dhe Barcelona-s do të fillojë nga ora 18:30. Ndërsa në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, Mallorca do të presë Atletico Madrid-in.

Të dielën do të luhen takimet: Osasuna – Betis, Celta – Villarreal, Valencia – Alaves, Rayo – Almeria dhe Sevilla – Granada.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit