15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Real Madridi kampion i Spanjës, Girona i jep “leksione” Barcelonën

- Advertisement -

Real Madridi edhe matematikisht është kampion i Spanjës për edicionin 2023/24, pasi Barcelona pësoi humbje në udhëtim te Girona.

Katalunasit pësuan humbje të thellë me rezultat 4:2, ku vendasit bën një përmbysje fantastike.

Andreas Christensen i dha epërsinë Barcelonës pas tre minutave lojë duke përfituar nga harkimi i Yamalit.

Megjithatë, qysh në aksionin tjetër Girona e barazoi rezultatin me Artem Dovbyk që shënoi nga afërsia (4’).

Barcelona arriti ta kthente epërsinë përmes Robert Lewandowskit, që shënoi një gol të bukur (45+1’).

Mirëpo, Girona brenda tre minutave e përmbysi sërish. Këtë herë ishte Portu që barazoi rezultatin (65’).

Ndërsa, mbrojtësi Miguel Gutierrez përfitoi nga një top i fituar në mesfushë duke e finalizuar për mrekulli (68’).

Fitoren e Gironas e vulosi Portu me një supergoditje vollej nga distanca (75’).

Real Madridi tani fiton titullin e 30-të në histori, ndërsa Girona ngjitët në pozitën e dytë me 74 pikë, një më shumë se Barcelona që zbret në pozitën e tretë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit