9.1 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Real Madrid kryen detyrën ndaj Alcoyano, kualifikohet tutje

- Advertisement -

Real Madrid ka shënuar fitore në udhëtim te Alcoyano për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat komod 1 – 3.

Reali kaloi fillimisht në epërsi përmes qendërmbrojtësit Eder Militao që shënoi me kokë pas një harkimi të Rodrygos, gol që doli të jetë i vetmi në këtë pjesë.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin falë një supergoli të Dani Vega që dribloi dy lojtarë, pastaj me një gjuajtje fantastike e dërgoi topin në rrjetë (66′).

Nuk vonoi shumë dhe Reali u këndell duke rikthyer sërish epërsinë, këtë herë falë Marco Asensios që shënoi pas një asistimi të Hazard.

Fitoren e Realit e vulosi i inkuadruari Isco vetëm 12 sekonda pasi hyri në lojë, gol që ishte vërtet qesharak (79′).

Kësisoj, me këtë fitore, Real Madrid siguron kualifikimin tutje dhe kundërshtarin do e mësojë pas hedhjes së shortit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit