18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Real Madrid kampion i La Liga, Florentino Perez: Titull që vjen falë përulësisë dhe lojës së ndershme

- Advertisement -

Reali i Madrid siguroi titullin e 36-të në histori, si asnjë skuadër tjetër në La Liga. Gjatë festimeve presidenti Florentino Perez deklaroi se ky sukses erdhi falë përulësisë dhe lojës së ndershme.

“Ky titull na bën të kuptojmë se edhe e pamundura mund të bëhet e mundur. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që tashmë janë pjesë e historisë së klubit. Ata kanë fituar gjithçka dhe janë ende të uritur për të fituar sërish.

Falënderoj edhe stafin teknik dhe Carlo Ancelottin, një nga trajnerët e mëdhenj të historinë sonë. Një titull special ky, i fituar falë vlerave të skuadrës. Gjithçka që arritëm erdhi falë sakrificave, punës, përulësisë dhe lojës së ndershme.

Kemi kapërcyer shumë vështirësi, por gjithmonë kemi shfaqur forcë dhe jemi ringritur. Ne jemi krenarë që vazhdojmë ta bëjmë Madridin të famshëm në të gjithë botën.

Jemi klubi më i dashur në planet. Historia na detyron të vazhdojmë të fitojmë. Do të japim shpirtin për të fituar edhe Championsin numër 15“, u shpreh kreu i “Los Blancos”.

Reali siguroi finalen e gjashtë në 11 vitet e fundit. Në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”, djemtë e Ancelottit do të sfidojnë gjermanët e Dortmundit për trofeun e madh të Champions League.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit