28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Reagon sërish ish partnerja e Meritonit pasi deklaroi se djalin e ka me autizëm

- Advertisement -

Në Prime-n e kaluar, Meritoni rrëfeu një histori tepër të trishtë që kishte të bënte me djalin e tij të vogël, Loarin. Moderatori zbuloi për herë të parë se i vogli i tuaj është i prekur me autizëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje publike ish-partneres së tij, që të mos e ndalojë të takojë dhe të kujdeset për djalin.

Ditën e sotme, një reagim publik ka ardhur nga ish-partnerja e tij, Egesta. Pasi ka postuar në Instagram një sërë mesazhesh mbështetësë nga ndjekësit e saj, ajo ka publikuar eedhe një shkrim nga a e saj. Teksa ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj, në fund ka shtuar se e vërteta gjithmonë triumfon.

Meritoni gjatë rrëfimit të tij në “Big Brother Vip Albania”, tha se djali i tij është me autizëm dhe kjo ishte arsyeja se pse ai kishe vendosur të bëhej pjesë e formatit.

Deklarata e Meritonit: “Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.

Kam shumë emocione kur flas për djalin tim, kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as në kamerë telefoni. Ishim 22 vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali, ia kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten. E kam takuar djalin kur ishte 2 vjeç, e kam të vështir të flas.

Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten, ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli, dua të shoh ndonjë video, apo diçka, uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptojë ndarjen tonë, do t’i kërkoj falje djalit tim dhe do të mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndrojë afër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit