2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Reagon Manxhuka i VV-së: Sot Kosovës iu bë një e padrejtë, s’lamë gur pa lëvizur

- Advertisement -

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka po thotë se KiE-ja mori vendim të padrejtë ndaj Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se “s’kanë lënë gur pa lëvizur”.

“Sot u mor një vendim i padrejtë ndaj Kosovës, jo vetëm Qeverisë. Siç tha ministrja Gërvalla, nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës. Propozimet tona për ta tejkaluar këtë ngërç siç ka thënë edhe Kryeministri janë përbrenda 3 shtyllave, pra përbrenda kushtetushmërisë dhe ligjeve aktuale. E Serbia kërkon diçka përtej tyre. Ajo po e kërkon 2013 dhe 2015, jo 2022 e as 2024.” – ka shkruar ai.

Manxhuka duket se ka pasur një mesazh edhe për opozitën:

“Ndërkaq, këta që po zhurmojnë sot, janë të fundit që do të mund të ofronin zgjidhje, meqë vetë janë pjesë e problemit që na përcjell nga viti 2013”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit