28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Flutura Kusari: Faji është i joni, dështimi për anëtarësim në KiE dhuratë e VV-GUXO

- Advertisement -

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas dështimit që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Kusari ka thënë se ky dështim është dhuratë nga partnerët e koalicionit, VV-GUXO.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e propagandës e cila kritikon shtetet mike ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Mosanëtarësimi në Këshillin e Europës është dështimi më i madh në politikën e jashtme në historinë e re të Kosovës dhe është dhuratë e VV-GUXO.

Po, ne nuk jemi pranuar në organizata ndërkombëtare tjera edhe në të kaluarën por njëkohësisht kurrë s’kemi pasë ofertë me garancione kaq të qarta: bëjeni këtë dhe hyni në KE.

Po, kërkesa e KE nuk është e drejtë por Kosova nuk e përcakton politikën ndërkombëtare ashtu siç po ëndërron me sy hapur ky pushtet.

Kosova ose hin në valle dhe luan dorë për dore dhe e mbështetur fuqishëm nga shtetet mike që na kanë çliru ose del prej valles dhe ankohet për rregullat e vallëzimit dhe bëhet objekt talljeje në nivel Europian. Qeveria e zgjodhi opsionin e dytë.

Kjo është tallje me vendin në nivel europian dhe regres në atë pak sukses që u pat arritë në politikën ndërkombëtare deri më tani falë të njëjtëve miq ndërkombëtarë që sot po shahen. Kjo është një new low.

Sot, përderisa propaganda shtetërore është aktivizuar me artilerinë më të rëndë për të kritikuar shtetet mike ndërkombëtarë për të fshehur dështimin e tyre e kam një lutje: mos bini pre e propagandës, faji është i joni

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit