11.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Reagon edhe Kica-Xhelili: A është kjo drejtësi, që për “Rrugën A” të vendosë motra e Fitore Pacollit?

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka reaguar pas vendimit për t’i ndalur punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se vendimi në Gjykatën Komerciale u mor nga Vlora Pacolli, motra e deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli.

“A është KJO drejtësia që ju donit? Që fatin e rrugës përfundimi i së cilës është VITAL për qytetarët e Prishtinës ta vendos MOTRA e deputetes së pushtetit që ka humbur Prishtinën? Kur nga Kryeministri Kurti e te të gjithë vartësit e tij literal, nuk ka pasur RAST të vetëm kur nuk i janë vërsulur sistemit të drejtësisë, SOT fshihen paturpësisht në heshtje pas njërit prej skandaleve më flagrante të gjyqësorit” – ka shkruar ajo.

Sipas deputetes, një gjë e tillë është “e frikshme dhe e tmerrshme”.

“KJO është e frikshme. E tmerrshme! E pafalshme të kalohet pa dënim nga çdo qytetar i Kosovës e veçanërisht ÇDO qytetar i Prishtinës. Vendimet e mëvonshme pak kanë rëndësi. Ky rast tanimë është KONTAMINUAR!” – ka shkruar tutje Kica-Xhelili.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit