Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, duke shqiptuar dënimet maksimale për protagonistët e këtij krimi që tronditi opinionin publik.
Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i vrasjes së bashkëshortes së tij.
Granit Plava, është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutues i vrasjes.
Ndërkohë Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vjet burgim për bashkëpunim në kryerjen e veprës.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, u shpreh i lehtësuar që drejtësia u vendos në vend.
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, deklaroi ai.






