18.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Reagojnë veteranët: Paralajmërimet e mbrojtjes së Krasniqit, alarm për drejtësinë dhe shtetin tonë

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar lidhur me shqetësimin që ka ngritur mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Në parashtrim, theksohej se Prokuroria po përgatitet për dënimin e krerëve të UÇK-së, duke mos lejuar lirimin e tyre të përkohshëm.

OVL-UÇK vlerëson se ky është alarm për shtetin dhe drejtësinë.

Njoftimi:

Shqetësimet e publikuara sot nga ekipi mbrojtës i z. Jakup Krasniqi, që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria në Hagë, janë alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin tonë. Këto paralajmërime konfirmojnë frikën e vazhdueshme se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të atyre që udhëhoqën luftën për çlirim.

Janë bërë katër vjet e gjysmë që nga momenti kur krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë, në rrethana që çdo ditë më shumë dëshmojnë karakterin e padrejtë dhe të njëanshëm të këtij procesi.

Dënimet e deritanishme, përfshirë ato ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, nuk kanë qenë asgjë tjetër përveçse vendime të padrejta që, në emër të drejtësisë, kanë synuar ta godasin luftën tonë çlirimtare. Luftëtarët e lirisë që sot gjenden pas grilave, janë burrat që kontribuuan në çlirimin e vendit dhe themelimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të nderohen, ata po përballen me një proces që më shumë ngjan me ndëshkim politik sesa me drejtësi ndërkombëtare.

Kjo gjykatë, që në esencë nuk ka për synim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, po tenton të dëmtojë legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, përmes saj, edhe shtetësinë e vetë Kosovës. Çdo dënim i mundshëm ndaj drejtuesve të UÇK-së do të paraqiste jo vetëm një padrejtësi personale, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë frymës së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë.

I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të trajtojnë me seriozitet dhe vëmendje të plotë zhvillimet në këtë proces. Heshtja institucionale në këto rrethana është e papranueshme. Është detyrë shtetërore dhe kombëtare që të mbrohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare dhe të kërkohet drejtësi reale, jo ndëshkim politik.

Të ngjashme

Të fundit