Reagimet rreth ligjit të Speciales, Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale nuk është bërë krye në veti.

Ai ka thënë se ata që sot po dalin si ekspertë ligjorë pse nuk e kanë thënë të njëjtin para tre ditësh.

Ai përmendi edhe LDK-në dhe PSD-në, duke thënë se “po përpiqen ta rigjejnë veten politikisht”.

“Ata që mendojnë që ky ligj është bërë krye në veti që është nga politikanët si Bedriu, Memli, Ramushi, pa u konsultu me mbrojtjen ligjore. Ata që sot flasin si eksperta ligjorë pse nuk kanë fol më herët, çka paska ndodh që ju ka ndrru qëndrimi. A ka mbet mbrojtja e UÇK-së me u bë për ata që nuk kanë qenë gjendje as me votu ligjin”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit