Rashiti: VV-ja bart përgjegjësinë më të madhe në këto dy vjet për mosfunksionimin e institucioneve

- Advertisement -

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje bart përgjegjësinë më të madhe për mosfunksionimin e institucioneve, por përgjegjësi, sipas tij, kanë edhe partitë e tjera.

“Në përmbajtje politike, duhet ta themi qartë që LVV-ja bart përgjegjësinë më të madhe në këto dy vjet për mosfunksionimin e institucioneve. Por edhe të tjerat, me qëndrimet e tyre të vjetra, por përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet. Kjo ka ndodhur në vitin 2014, i kemi thënë PDK-së, përgjegjësinë për funksionimin e marrëveshjeve politike e ka ajo, ka ndodhur dhe më 2017. Pa qenë i përgjegjshëm fituesi i zgjedhjeve nuk mund të kërkosh përgjegjësi te subjektet e tjera. Dhe, në rastin më të keq, uroj që mos të shkojmë dhe po shpresoj se ende ka hapësirë për të pasur funksionim të institucioneve, por në rastin më të keq nëse shkojmë në zgjedhje, pa llogaritur se kush do të përfitojë e kush do të pësojë, dëmi do të jetë edhe shumë më i madh, edhe përgjegjësia për LVV-në, e pastaj për zgjedhjet, nuk minohet por rritet. Dhe kjo duhet të kuptohet në aspektin e politikëbërjes, e pastaj si përkthehet në elektorat pak rëndësi ka.”, ka thënë Rashiti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Të ngjashme

Të fundit