Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur kritika ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai i quajti quajtur tubimet e Vuçiqit si “cirkuse” të dizajnuara për vetepromovim.
“Si njeri pacifist, kur e shoh Vuçiqin duke organizuar ndonjë tubim, ndonjë cirkus me vjen siklet më të thënë të vërtetën sepse ata njerëz nuk as demokratë as tolerantë. E përdorin secilën fjalë që që e ka përdorë qoftë Vuçiq qoftë Dodiku. Është ekskluzivisht për përdorim të brendshëm. Ai bën për vete, nuk e bën për asnjë serb tjetër qoftë brenda Serbisë qoftë jashtë saj”, ka thënë Rashiq në një intervistë për Dukagjinin.
Sipas tij, mediat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e kësaj imazhi të manipuluar të Vuçiqit, teksa vuri në dukje se shumica e qytetarëve serbë janë të vetëdijshëm për këtë manipulim dhe se pjesëmarrja e ulët në këto tubime e vërteton këtë.
“E promovojnë në mënyrë që të tregojnë vetën që janë shumë të fortë, ata janë të pashmangshëm në arenën kombëtarë apo ndërkombëtare, është një vete promovim, ku të gjitha media bën një institucion që i promovon si njerëz të rëndësishëm. Pas asaj ngjare e dimë që gjitha është manipulim dhe shumica e qytetarët e dinë këtë. Dhe mund të shihini duke shikuar prezencën e qytetarëve, pasi Beogradi është qytet i madh dhe mos ti keni më shumë se 7 mijë njerëz është një reagim se çfarë mendojnë qytetarët për Vuçiqin”, ka thënë Rashiq.