Në disa media të huaja po qarkullojnë raportime se Cristiano Ronaldo ka arritur në Arabinë Saudite për t’u takuar me drejtuesit e klubit Al-Nassr.
Ylli portugez është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United para jo shumë kohësh.
Ronaldo ka në tryezë një ofertë të majme nga klubi arab, Al-Nassr e cila parasheh të përfitojë deri në 200 milionë euro në sezon.
“Cristiano Ronaldo sapo ka mbërritur në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite. Ai do të takohet me udhëheqësit e Al-Nassr” – thuhet në raportimin e një nga mediave sociale në Tëitter.
36-vjeçari ishte në kërkim të një skuadre që bën gara në Ligën e Kampionëve, megjithatë disa nga top klubet evropiane kanë refuzuar transferimin e tij.