28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Raportohet se Naim Murseli e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij

- Advertisement -

I arrestuari i sotëm për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, bashkëshorti Naim Murseli, ka pranuar tashmë se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Naim Murseli po raportohet se ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Paparaci.com raporton se ka marrë vesh nga burime se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Këtë vrasje, për llogari të Murselit dyshohet se e ka kryer Granit Plava i cili para policëve hetues ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se ka marrë një shumë të parave nga Naim Murseli për ta kryer këtë krim.

Prokuroria ka konfirmuar se revolja me të cilën është kryer krimi është konfiskuar.

Derisa në opinion hidheshin dyshime lidhur me implikimet e tij në vrasjen e gruas së tij, Murseli qëndroi i heshtur derisa u pa në varrimin e gruas së tij gjatë të premtes në Gjakovë.

Ai, u tregua edhe i revoltuar me mediat në ceremoninë e varrimit, ndërsa u desh ndërhyrja e hoxhës për të qetësuar situatën.

Naimi, i kishte dërguar edhe lule gruas së tij, tashmë të ndjerës, Liridona Murselit, vrasjen e së cilës e kishte paguar me para tek bashkëfshatari i tij, Granit Plava.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit