I plagosuri në incidentin e ndodhur sonte në rrugën B është inspektor në IPK, Arsim Beqiri.
Klan Kosova po ashtu mëson se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal. Ndërkaq, burime të njëjta thonë se i dyshuari është Agron Dulla.
KlanKosova.tv ka kontaktuar policinë, por ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare lidhur me rastin.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.






