Raportohet për një grua të vrarë në Gjilan, një person tjetër i plagosur

- Advertisement -

Një grua dyshohet se është vrarë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në komunën e Gjilanit, raportojnë mediat lokale në Gjilan.

Ndërkohë Gazeta Express ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por s’kanë qenë të qasshëm deri në këto momente.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga terreni nga Radio Star, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit