Sipas Raportit të Progesit gjatë vitit 2022 janë dhënë 116 milion euro kontrata të negociuara, duke anashkaluar kështu procedurat e prokurimit publik.
E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se kjo I bjen që me thirrë dikë që e njehë në telefon, me ftu në zyre dhe me ja dhanë një kontratë disa milioneshe.
“Me çfarë termi të moderuar e kemi zavëndësu fjalën korrupcion këto 3 vitet e fundit?”, ka shkruar Bajrami.
Postimi I plotë I Bajramit:
Sipas Raportit të Progresit në vitin 2022, janë dhënë 116 milionë euro kontrata të negociuara.
“Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligjit.”
Kontrata të negociuara i bjen me thirrë dikë që e njehë në telefon, me ftu në zyre dhe me ja dhanë një kontratë disa milioneshe.
Me çfarë termi të moderuar e kemi zavëndësu fjalën korrupcion këto 3 vitet e fundit?
EFIKASITET!!!