Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova rritje të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike me qymyr, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Në raport thuhet se SHBA-të planifikojnë për Kosovën “përmirësime në termocentralet me qymyr dhe projektet e gazifikimit të qymyrit në Kosovë”.
Më 30 prill të këtij viti, VOX Kosova kishte publikuar artikullin “HISTORIA TRAGJIKE – Si e ndaloi VV-ja dhe Shoqëria Civile ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, i cili shpjegonte se si projekti për ndërtimin e Termocentrali Kosova e Re, i cili u ndalua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa akterë të shoqërisë civile, do të zgjidhte problemin energjetik të Kosovës.
Raporti kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, teksa thekson se mbesin të përkushtuar që të shtyjnë palët “për progres në normalizimin e raporteve, me qëllim që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për të dyja palët”.
Tutje, DASH në dokumentin në fjalë rikonfirmon prezencën e forcave amerikane në misionin e NATO-s në Kosovë, duke shtuar po ashtu se po vazhdojnë ndihmat për transformimin e FSK-së në një “forcë profesionale për mbrojtje territoriale”, teksa përmend edhe angazhimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe zotimin për të dërguar FSK-në në Gaza në kuadër të “Forcës Ndërkombëtare për Stabilizimit për Gazën






