22.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Raphinha turpëron “Bavarezët”, Barça bën “poker” ndaj Bayern Munich

- Advertisement -

Ishte padyshim një rezultat i madh, duke marrë parasysh rivalin që kishin përballë dhe sfidën që vjen më pas.

“Katalanasit” e Barcelona kanë shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa kanë mundur të fitojnë me rezultatin e thellë, 4-1 sfidën e xhiros së tretë të UEFA Champions League, ndaj “Baverezëve” të Bayern Munich.

Një tregolësh nga “ylli” brazilian Raphinha, shoqëruar nga një gol i Robert Leëandoëski mjaftoi për t’i dhënë goditjen e “knock out”-it “gjigantëve” të Bundesliga, për të cilët golin e vetëm të sfidës e shënoi “bomberi” Harry Kane.

Fanastik ishte edhe supertalenti spanjoll Lamine Yamal, i cili dhuroi një krosim “magjik” për Raphinha, në momentin kur ky i fundit plotësoi tripletën e tij.

Falë këtij rezultati Barcelona e Hansi Flick ngjitet në kuotën e 6 pikëve në UEFA Champions League dhe tashmë mendon për “El Clasico”-n e së shtunës mbrëma ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid, ndërsa “Bavarezët” e Vincent Kompany mbesin në kuotën e tre pikëve

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit