3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Ranieri rikthehet për herë të tretë te Roma për ta shpëtuar ekipin Giallorosëve

- Advertisement -

Sa herë Roma është në pozita të vështira e fton Claudio Ranierin për t’i dalë në ndihmë dhe kështu ka ndodhur edhe tani.

Trajneri italian për herë të tretë pritet ta marrë drejtimin e skuadrë së tij të zemrës, pasi më parë e kishte drejtuar edhe për 12 ndeshje në vitin 2019 dhe në 84 ndeshje nga viti 2009 deri më 2011.

Roma ka ndryshuar dy trajnerë këtë edicion, duke e nisur me Daniele De Rossin dhe pastaj me Ivan Juric, por që të dy u shkarkuan.

Mediat italiane kanë raportuar se Ranieri ka udhëtuar drejt Londrës ku po qëndrojnë pronarët e Romës, Friedkin dhe tanimë ka gjetur një marrëveshje.

73-vjeçari do ta drejtoj Romën deri në fund të sezonit dhe pastaj do të mbetet pjesë e klubit, por në një rol drejtues

Zyrtarizimi është çështje orësh, pasi tanimë gjithçka është kryer mes palëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit