FIFA ka rifreskuar renditjen e kombëtareve.
Në ranglistën e re të FIFA, kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje.
Lista e re i sheh Dardanët të radhitën në pozitën 106, një pozitë para Qipros, kundërshtar i grupit në Ligën e Kombeve.
Ndryshime ka pasur edhe në 10-ën e parë, ku Argjentina është radhitur në pozitën e tretë, para Francës dhe prapa Brazilit e Belgjikës.
Shqipëria në anën tjetër është në pozitën e 66.