Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për aktivistin e njohur shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari.
Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Bajraktari mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Kosovës dhe ShBA-së.
Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sonte, që folëm për situatën politike në vend, bashkëpunimin me ShBA dhe proceset e rëndësishme integruese të Kosovës drejt NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare”, ka shtuar ai.