11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Ramos-Sevilla drejt “divorcit”, “sirena” turke dhe amerikane për “veteranin” e mbrojtjes

- Advertisement -

Ishte një rikthim i bujshëm, por që zgjati shumë pak. Bëhet fjalë për “legjendën” spanjoll të mbrojtjes, Sergio Ramos, i cili duket se është i destinuar t’i japë fund aventurës së tij të dytë te Sevilla, pasi kontrata e tij skadon në qershor dhe qëndrimi i mbrojtësit në Andaluzi pas kësaj vere nuk ka gjasa të ndodhë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle Ramos do të kërkojë rritje page që të qëndrojë, kërkesë të cilën Sevilla nuk ka në plan t’ja plotësojë, teksa ajo rritje page pritet të përdoret për të afruar lojtarë të rinj e me perspektivë , në skuadër.

Për këtë aryse, e ardhmja e ish-mbrojtësit të Real Madrid pritet të jetë në MLS apo në Superligën turke, ku në Amerikë mund të ribashkohet me “fantazistin” argjentinas, Lionel Messi, ndërsa në Turqi kërkohet nga “gjigantët” e Stambollit, Fenerbahce e Galatasaray.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit