-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Ramiz Lladrovci vlerëson lartë Isak Nezirin: Kosovës i duhet modeli i tij i qëndrueshmërisë dhe suksesit

- Advertisement -

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, duke e cilësuar si një figurë me biografi “të rrallë e të çmuar”, të ndërtuar mbi parime, korrektësi dhe qëndrueshmëri – cilësi të domosdoshme për një politikan modern, shkruan Scanner.

Lladrovci theksoi se Neziri vjen me një “storje suksesi në ndërmarrësi”, të ndërtuar në një shtet ku respekti fitohet me punë, duke shtuar se Parlamenti i Kosovës dhe të rinjtë kanë nevojë për një model të tillë atdhetarie dhe profesionalizmi.

Ai potencoi edhe rolin e mërgatës në zhvillimin e vendit, duke theksuar se afërsia shpirtërore duhet të shoqërohet me investime dhe angazhim ekonomik.

“Po Isak, na duhet Kosova me investime dhe ekonomi të zhvilluar, me ç’rast të rinjtë do të kenë mundësi e gjasa për përparim,” u shpreh Lladrovci, duke i dhënë mbështetje të hapur kandidaturës së Nezirit me numrin 99 në listën e PDK-së me numër 130.

PDK 130 – Isak Neziri 99.

Të ngjashme

Të fundit