Tenori Ramë Lahaj, ka komentuar situatën politike, ku vendi aktualisht ndodhet në ngërç politik.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka “shpallë” kandidaturën për president të vendit, por e ka bërë të qartë se ka bërë shaka.
Derisa ka publikuar një foto nga Kuvendi i Kosovës, Lahaj ka shkruar:
“Hapi kandidaturen si president i pamvarun”
Neve Rugovaseve na shkon kryterallaku! Na veq nji te keqe e kemi qe filozofise tone i duhen se paku nja 2 dekada me u kuptu, edhe pse nuk osht qe na bon shume pershtypje fakti qe humbim kohe.
Pak shaka, po dite te mira kane me ardhe.
Foto nga vizita ne Parlament, kohe ma pare.






