23.4 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Ramë Buja: Shqetësuese udhëzimi administrativ nga Qeveria për financime për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja ka thënë se një gjë që mund ta bëjë shteti për të akuzuarit nga Gjyakata në Hagë, është që të kryejë obligimet financiare ndaj avokatëve të tyre.

“Shteti e ka për obligim të kryejë obligimet financiare që i ka të avokatëve të akuzuarve që janë atje, ndërsa për gjërat e tjera i ka marr të gjitha kompetencat gjykata, i ka të gjitha nivelet e gjyqësisë, kështu që e ka pak të vështirë. Por, obligimet financiare që janë të përcaktuara me ligj do të ishte mirë që t’i kryej, por sipas të gjitha gjasave është bërë një udhëzim administrativ, i ka korrigjuar ato veprime, ato mundësi për financime për mbrojtjen dhe kjo është diçka që më shqetëson”, u shpreh ai për Front Online.

Specialja ka arrestuar ish-deputetin Haxhi Shala e ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, nën akuzën për “pengim të administrimit të drejtësisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit