13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Knaus: Mbajtja e Kosovës jashtë KE-së nuk promovon të drejtat e njeriut

- Advertisement -

Analisti austriak Gerald Knaus, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Duke e mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës nuk do të promovojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në platformën X, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovë në KiE do të promovonte një gjë të tillë.

Knaus këtë reagim e bëri duke e shpërndarë postimin e kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili kishte kritikuar SHBA-në se po i vendos kritere shtesë Kosovës.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Europës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit – jo SHBA”, ka shkruar Roth.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit