Burim Ramadani nga AAK-ja, ka thënë se çdo ditë po kërkojnë nga Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu që ta thirrën seancën e parë të Kuvendit të legjislaturës së re.
Ai në “Pressing” të T7, tha se ka ardh puna që të kërkojnë ndihmë nga qytetarët që të i shkruajnë email Kurtit e Haxhiut që ta thirrin seancën.
“Sot e çdo ditë tjetër me nis me i kërku ndihmën e qytetarëve shkruani email Albinit e Albulenës me thirr seancën”.
“Është me rëndësi institucionet me funksionu, edhe nëse e bën një qeveri të re duhet me pas një Kuvend që e mbikëqyrë”, ka thënë ai.






