23.4 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Ramadani thirrje partive opozitare: Shkoni në takim dhe merruni vesh për Kryetarin e Kuvendit

- Advertisement -

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka thirrur në takim kryetarët e LDK-së dhe PDK-së.

Ramadani ka bërë thirrje që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku ta pranojnë ftesën dhe të shkojnë në takim për të diskutuar për emrin e Kryetarit të Kuvendit.

”Shkoni në takim dhe merruni vesh për Kryetarin e Kuvendit, i cili do të jetë edhe U.D President i Kosovës në pranverë-verë 2026”, ka shkruar ai.

Postimi:

Kjo javë duhet me gjasë të zhbllokojë Kuvendin. Mundësia është afruar për të gjetur një kandidat më konsensual.

Bëjeni më të mirën në këtë rast!

Shkoni në takim dhe merruni vesh për Kryetarin e Kuvendit, i cili do të jetë edhe U.D President i Kosovës në pranverë-verë 2026.

  • Para disa ditësh kam paralajmëruar se kjo javë me gjasë e zhbllokon konstituimin e Kuvendit, përmes një solucioni të ndërmjetëm.

Pastaj fillon pjesa e dytë e ballafaqimit politik: formimi i Qeverisë së re!

P.S

Sa për Qeverinë e re:

Qytetarët me votë e kanë ndrruar Qeverinë më 9 shkurt, prandaj mos e humbni orientimin!

Nuk ka Qeveri Kurti3

Të ngjashme

Të fundit