7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ramadani: SHBA-ja emërton zyrtarisht si paramilitar, serbët që kryen sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u përmend edhe rasti i 24 shtatorit në Banjskë.

Gjatë kësaj mbledhje rasti terrorist i 24 shtatorit, u cilësua si sulm “Para-Militar serb,”.

Këtë e ka theksuar përmes një postimi ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

Ai tregoi se si Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas- Greenfield, tha mjaft qartë mbrëmë diçka të tillë.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e koordinuara, të dhunshme Para-Militare serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator, të cilat rezultuan në vdekjen tragjike të një rreshteri të policisë së Kosovës” ka thënë ambasadorja amerikane.

Njëkohësisht ajo ka theksuar se ka kaluar një kohë mjaft e gjatë nga rasti dhe Serbia akoma nuk ka kërkuar llogari rreth rastit, ku madje i lirë është edhe udhëheqësi i vetëshpallur.

“Ndërsa, tek cilësimi i Milan Radojiciqit si “udhëheqës i vetëshpallur”, kjo është pika më interesante e kësaj pjese”, shtoi më tutje Ramadani. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit