Ramadani: Policia pa vetura e pa këmisha, gjendje e mjerueshme në kushte bazike

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka kritikuar kushtet e punës në Policinë e Kosovës, duke thënë se policia përballet me mungesë të pajisjeve dhe probleme në sistemin e karrierës.

Në emisionin “Click” në RTV21, Ramadani tha se në disa raste policia detyrohet të përdorë edhe vetura komunale jashtë orarit zyrtar, për shkak të mungesës së mjeteve të veta.

Sipas tij, policët përballen me mungesë të uniformave dhe pajisjeve bazike, gjë që ai e cilësoi gjendje të mjerueshme.

“Policia e Kosovës nuk ka kerre. Kerret e komunës ia japin në shfrytëzim Policisë pas orarit të punës. Një polici nuk ka as uniforma e as vetura, as aparat për fotokopje – kushte elementare. Një polic merr këmishat policore nëse kolegu i tij del në pension, ai i merr dhe i vesh. Gjendje e mjerueshme e kushteve të punës dhe karrierës. Gjithë policët janë të irrituar me udhëzimin administrativ. Nuk mundet një polic me i kalu dy grada me një emërim të ministrit. Si do të vijmë në qeveri, do ta anulojmë këtë udhëzim”, tha Ramadani.

Të ngjashme

Të fundit