31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Ramadani për ‘urat në veri’: Dëmtimi i Sigurisë Kombëtare arrihet përmes rrënimit të mirëbesimit me aleatët

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, ka shkruar në Facebook, në lidhje me prokjektin për hapjen e dy urave.

Sipas Ramadanit, d ëmtimi i Sigurisë Kombëtare më së shumti arrihet përmes rrënimit të mirësbesimit me aleatët e sigurisë.

E plotë:

Disfata rreth Urës – pse u tërhoqët nga hapja e plotë e Urës?

• Nuk donin dialog me NATOn, tash mburren me fotografi ilustruese!

• Tash pse u larguat nga ideja për hapjen e plotë të Urës?

Jo një e dy, por edhe 20 ura nëse është e nevojshme për t’u ndërtuar mund t’i ndërtoni.

Madje, më mirë t’ju shkonte në mendje kjo ide edhe verën e kaluar.

Po, po, verën e kaluar kur nga konfrontimi deklarativ me NATO-n, e dëmtuat rëndë Kosovën në ndërtimin e mirëbesimit me aleatët tanë!

Por, pyetja ime është pse nuk ndërtoni një platformë dialogu me NATO-n jo vetëm rreth Mitrovicës, por për të ardhmen e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike?

Dëmtimi i Sigurisë Kombëtare më së shumti arrihet përmes rrënimit të mirësbesimit me aleatët e sigurisë!

Ju jeni të specializuar në këtë!

P.S

Më 2 qershor 2024, pata bërë një video këshilluese për autorizimet mbi Urën e Ibrit!

Të ngjashme

Të fundit