Analisti dhe profesori Sadri Ramabaja, duke ‘goditur’ ish-ambasadoren kosovare në Uashington, Vlora Çitaku, me pretendimet e tij se gjoja kjo e fundit ka qenë e angazhuar në “ripërcaktim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, është thirrur në reagimet e një politikane boshnjake Sabina Çudiq, që çuditshëm Ramabaja nuk e di që është politikane dhe e quan gazetare.
E madje madje e quan “gazetare të njohur” politikanen që shërben anëtare e Dhomës Kombëtare të Përfaqësuesve në Federatën e Bosnje-Hercegovinës, e cila gjithashtu është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Se sa e si ka qenë e angazhuar ajo në këtë projekt, ka dëshmuar gazetarja e njohur boshnjake, Sabina Çudiç, e cila ka treguar detaje nga takimi i saj me Palmerin dhe bisedën e tensionuar që ka patur me të, kur e ka pyetur lidhur me tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi, siç dihet tashmë, është zhvilluar në prill të 2019-ës, në Uashington”, ka shkruar Ramabaja çuditshëm.