Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK dhe LDK kanë frikë nga zgjdhjet. E Haradinaj ia përmendi atij Këshillin e Evropës, konkretisht kushtin për Manastirin e Deçanit.
“Reagimin e LDK-së dhe AAK-së e shoh si frikë prej zgjedhjeve sepse janë të papërgatitura”, i tha Ramabaja, ish-deputetit Haradinaj.
“Pavarësisht që kryeministri nuk ka qenë transparent para opinionit publik e kemi pas informata që ky është i kushtëzuar me tri kushte, me Manastirin e Deçanit, vendimin e Millosheviqit që 25 vjet që e sfidojmë dhe nuk kemi pranu me realizu kryeministri aktual me një letër në heshtje natën vonë e ka dhanë urdhërin për transferimin e tokës, tha Haradinaj në Pressing, në T7.