24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Ramabaja flet për Asociacionin, përmend edhe luftën

- Advertisement -

Analisti Sadri Ramabaja vlerëson se nëse nuk mund të arrihet marrëveshja për Asociacionin, mund të shkohet drejt luftës.

Kështu u shpreh ai në Pressing në T7, ku është folur për takimin mes Kurtit dhe Vuçiq.

“Unë besoj që prej 15 modeleve që janë në Bashkimin Europian të Asociacioneve mundet, njëri prej tyre ose kombinimi i 2-3 prej tyre të jetë rrugëdalje nga kjo situatë, përndryshe ne mund të shkojmë drejt luftës dhe kjo është problematika serioze të cilën nuk e marrin në konsideratë gati askush. Profesori Server është njëri nga njohësit më të mirë që i frikësohet kësaj, jo që ne e duam apo provokojmë, por është interesi i Serbisë që të provokojë deri në ekstrem, prandaj ai sugjeron që të mos provokohemi dhe të mos kemi asnjë shpërthim të tillë të mundshëm”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit