Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot përfituesit e serrave.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës.
Në njoftimin e komunës thuhet se këto serra janë shpërndarë si subvencione në formë të grantit për fermerët e kryeqytetit dhe se kjo është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor.
“Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Kryeqytetit, duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë sonë lokale një nxitje të re.Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit’’, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimi është bërë e ditur se Furnizimi dhe Montimi i Serrave është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor.