Rama: Verdikti i padrejtë, beteja nuk përfundon këtu

- Advertisement -

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në reagimin e tij, Rama e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të rëndë, ndërsa ka theksuar se procesi për drejtësi dhe të vërtetën nuk përfundon me një verdikt.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë unitetin dhe dinjitetin në një moment që, sipas tij, paraqet një sprovë për shoqërinë.

Në mesazhin e tij, Rama ka vënë theksin te respekti për sakrificën dhe historinë, duke bërë thirrje për qëndrim të përbashkët dhe vazhdim të përpjekjeve institucionale e ligjore.

Reagimin e ka përmbyllur me thirrjen për unitet, dinjitet dhe vendosmëri.

Postimi i plotë:

VERDIKTI I PADREJTË, POR BETEJA NUK PËRFUNDON KËTU!

Një verdikt i padrejtë dhe i rëndë për të gjithë ne!

Por ky nuk është fundi. Beteja vazhdon për të vërtetën, për drejtësinë, për dinjitetin dhe për mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Sot, më shumë se kurrë, na duhet të qëndrojmë bashkë. Ka momente që na sprovojnë si shoqëri, por pikërisht atëherë duhet të na bashkojë ajo që është më e madhe se secili prej nesh: respekti për sakrificën, për historinë tonë dhe për të vërtetën.

Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet.

Qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri!

Të ngjashme

Të fundit