13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rama: Vëllezër maqedonas-shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, pranojeni propozimin e Francës

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta pranojnë propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Ai ka thënë se propozimi i Francës është përfundimtari dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësim.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit