8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Akuza e Ramabajës ndaj PDK-së, “nervozon” Gashin: Kurti e Vuçiqi nuk dallojnë

- Advertisement -

“Ju e keni një përparësi se e kontrolloni prokurorinë”.

Ishte ky deklarim i analistit Sadri Ramabaja drejtuar përfaqësuese të PDK-së në studion e Debat Plusit, ku po diskutohej për hetimin e tenderëve njëburimorë, që nxiti një reagim të Dardan Gashi.

Në këtë linjë të akuzës së Ramabajës, Gashi ka theksuar se mënyra e qeverisjes së dy liderëve të Ballkanit, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, është identike dhe nuk ka dallime thelbësore.

Ai ka bërë një krahasim mes veprimeve të të dyve, duke thënë se ata përdorin të njëjtën gjuhë kundër prokurorisë dhe gjykatës në momentet kur njerëzit e tyre janë të rrezikuar.

“Është gjuha e njëjtë tash që ndodhën arrestimet në Serbi, u arrestua një ministër deri vonë. U arrestua disa njerëz të Vuçiqit. Përnjëherë filloi Qeveria e Vuçiqit më të njëjtën gjuhë kundër prokurorisë dhe gjykatës në Serbi. Është identike gjuha e Kurtit dhe njerëzve të Kurtit ndaj Prokurorisë më atë të Vuçiq, në momentin që i rrezikohen njerëzit e tij. Është gjuha e njëjtë që e përdorë çdo regjimin i ngjashëm autokrat, i cili nuk dëshiron me pranu funksioniminim shteti nëse nuk i shërben atij”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se të dy liderët, megjithatë, kanë të njëjtin qëllim – kapjen e shtetit.

“Kurti e Vuçiqi nuk dallojnë për nga mënyra si dëshirojnë me qeverisë, dallojnë për shkak të etnisë. Nuk dallojnë se si dëshirojnë me kap shtetin”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit