Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka arritur para pak minutash në objektin e prokurorisë.
Para gazetarëve, Rama ka deklaruar se përgjegjësia e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa prokuroria ka për detyrë të mbikëqyrë nëse punët po kryhen në përputhje me ligjin.
“Detyra jem është me ndërtu kryeqytetin, detyra e këtyre është me pa se a po bëhet në mënyrë ligjore”, ka deklaruar Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse është ftuar në prokurori në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit, Rama nuk ka dhënë përgjigje.






