15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Rama takon Hoxhën, themelohet Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar të enjten me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Rama dhe Hoxha në këtë takim kanë biseduar për Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është themeluar në kuadër të strukturës organizative.

Drejtori z. Hoxha, njoftoi kryetarin z. Rama, se me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj nevojave të qytetarëve dhe vetë kryeqytetit, Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tej, në takim është diskutuar edhe për sigurinë, vendosjen e kamerave, sigurisë në trafik e të tjera.

Ndër të tjera u diskutua edhe rreth sigurisë së përgjithshme, vendosjes së kamerave në kryeqytet, sigurisë së trafikut rrugor, të gjitha këto në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më efikase ndaj banorëve të kryeqytetit.” – thuhet tutje.

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit