5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Rama takohet me Vitinë, diskutojnë për digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se takimi me Vitian ka qenë i frytshëm, dhe se së bashku me të kanë diskutuar mbi digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore

“Sot se bashku me Dr. Izet Sadiku pata një takim shumë të frytshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, për të diskutuar mbi digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore, zgjerimin e projektit pilot për regjistrimin e qytetarëve për mjekë familjarë, si dhe krijimin e sistemit për mbajtjen e evidencës së rregullt mbi shëndetin e tyre.” – ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës ka njoftuar se synimi i tyre është që të sigurojnë një bashkëpunim efektiv.

“Synimi ynë është të sigurojmë një bashkëpunim efektiv për ta përmirësuar cilësinë dhe qasjen në shërbimet shëndetësore për qytetarët tanë.” – ka përfunduar Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit