Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Shqipëria ndryshe nga disa vende të tjera nuk e sheh BE-në si bankomat, por si organizatë vlerash dhe paqeje.
Ai theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë vendi më pro europian se çdo vend tjetër i Europës.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Që të vish në Shqipëri të duhet të dalësh nga BE, por të hysh në zemër të Europës. Kjo vlen edhe për morinë e emigrantëve që erdhën në Gjermani sidomos gjatë krizës së madhe të refugjatëve gjatë vitit 2015-të. Atyre ju desh të hynin në BE përmes Greqisë, ju desh të dilnin nga BE përmes Maqedonisë së Veriut dhe të hynin në BE përmes Hungarisë apo Kroacisë. M,ë duket se Ballkani perëndimor është aty për të qenë dëshmitar se termi zgjerim nuk ka të bëjë me zgjerimin, se kur merr peshë zgjerohesh, por kur të duhet të integrosh pjesë të stomakun me grupin nuk zgjerohesh, por bashkohesh. Për tu bashkuar me BE duhet të bësh detyrat e shtëpisë, por falë Putin për fat të keq, BE kuptoi se aspekti gjeopolitik është shumë më tepër i dukshëm se sa ju dukej në momentin se gjithkush mendonte se luftërat ishin problem i së shkuarës. Kur agresioni rus nisi kundër Ukrainës, qëndrimi i BE ndaj Ballkanit perëndimor ndryshoi për mirë. Tashmë është vetëm se logjike që bashkimi i Europës është domosdoshmëri për hir të vetë BE. Për të folur për Shqipërinë, ne kemi një histori të veçantë dhe unike, e pakrahasueshme me historinë e ish-vendeve të tjera komuniste, pasi ne ishim të izoluar si nga perëndimi ashtu dhe nga lindja. Pra ishim njëfarësoj një Kore Veriu në mes të Europës për shumë vite. Në të njëjtën kohë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit, nuk kishim një parti komuniste dhe akoma nuk e kemi. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri ndërkohë që të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE të jemi vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq e thjeshtë dhe thelbësore sa c ishte për etërit themelues. Të jesh pjesë e BER për ne është të jesh pjesë e një bashkësi paqeje. Në shumë realitete të tjera BE konceptohet si bankomat, për ne nuk ka të bëjë me paratë ka të bëjë me një parametër paqeje mbështetur në vlera. Parametër tolerance mbështetur në vlera. Kështu që po bëjmë maksimumin. Natyrisht nuk është e lehtë. Kam mësuar se sa më shumë flet për Shqipërinë, aq më pak kuptojnë njerëzit. Dua vetëm të them që në kuadrin e integrimit dhe zgjerimit, ka një element mjaft interesant që lidhet me sloganin e famshëm të zgjerimit në 2004-ër, ku për shumë vende hyrja në BE ishte kthim në shtëpi. Për ne është ndryshe, pasi nuk kemi qenë kurrë pjesë e tij. Në ishim të pushtuar nga perandoria otomane, ishim të fundit që u larguam, më pas na u desh të përjetonim regjime që na mbajtën jashtë dyerve të Europës, dhe na e bënë të pamundur të imagjinonim se ëndrra jonë do të bëhej realitet. Një poet i rilindjes shqiptare ishte se për ne dielli lind kur perëndon. Në ritmin e integrimit mund të shohësh që ka vende që raportojmë në shumë të jetuarit në strukturë institucionale, ndërsa vendete Ballkanit perëndimor do të duhet të ndërtojmë shumë gjera nga zero. Nuk ka traditë të shtetit, nuk ka traditë të botës akademike, fetare e kështu me radhë. Ja pse ne vlerësojmë BE-në si burimi më i jashtëzakonshëm i dijes për ne që të ndërtojmë institucione.