Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me delegacionin e Kryeqytetit, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Bob Dole.
Në njoftim shkruhet se, Dole ka qenë mik i madh i Kosovës, i cili ka ndihmuar që zëri dhe e vërteta e popullit tonë të dëgjoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi:
Një vizitë që i dha zë Kosovës në një nga kohët më të vështira. 🇽🇰🇺🇸
Më 29 gusht 1990, Bob Dole erdhi në Prishtinë në krye të delegacionit të senatorëve amerikanë. Atë ditë, mijëra qytetarë dolën në rrugët e Kryeqytetit duke kërkuar liri, ndërsa delegacioni amerikan pa nga afër dhunën dhe represionin e regjimit serb ndaj shqiptarëve.
Në përkujtim të kësaj vizite historike, Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, së bashku me delegacionin e Kryeqytetit, bëri homazhe pranë shtatores së Bob Dole, mikut të madh të Kosovës, i cili ndihmoi që zëri dhe e vërteta e popullit tonë të dëgjoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirënjohje përjetë. 🇽🇰🇺🇸






