Rama përkujton Nënën Terezë: Simboli më i fuqishëm shqiptar i paqes e shërbimit – Kryeqyteti e ruan me krenari emrin e saj

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar Nënën Terezë në përvjetorin e vdekjes së saj, duke thënë se ajo është simboli më i fuqishëm shqiptar i dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit.

Rama ka shtuar edhe se, trashëgimia e saj na kujton se madhështia e vërtetë qëndron në mirësi, përkushtim dhe dashuri ndaj tjetrit.

Postimi i plotë:

Nënë Tereza është simboli më i fuqishëm shqiptar i dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit. 🤍

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, përkujtuam jetën dhe veprën e saj të jashtëzakonshme, përmes së cilës preku ndërgjegjen e mbarë botës dhe u dha zë, shpresë e dinjitet atyre që ishin harruar.

Trashëgimia e saj na kujton se madhështia e vërtetë qëndron në mirësi, përkushtim dhe dashuri ndaj tjetrit.

Kryeqyteti e ruan me krenari emrin dhe kujtimin e saj!

Të ngjashme

Të fundit