28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rama për takimin me kryeministrin shqiptar: Përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëllazëror, ku përqafimi nuk mungon asnjëherë mes shqiptarëve.

Ai ka thënë se ndjehet i lumtur, që sot ia dhuroi kryeministrit shqiptar, çmimin “Çelësi i Qytetit”.

“Takim vëllazëror, ku mikpritja e përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë. I lumtur që sot dekorova kryeministrin shqiptar Edi Rama me çmimin “Çelësi i Qytetit”. Jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për t’i treguar që dyert e Kryeqytetit janë të hapura, jo vetëm për të, por për secilin shqiptar”, ka thënë Rama përmes një shkrimi në rrjetin social.

Gjatë këtij takimi, Rama tha se me kryeministrin shqiptar ka diskutuar për shumë çështje, si në sport, kulturë e turizëm.

“Biseduam për bashkëpunimin që e kemi në fusha të ndryshme si kulturë, sport e turizëm; e për Lojërat Mesdhetare si mundësi të artë të cilën e arritëm përmes e bashkë me Shqipërinë. Faleminderit për ardhjen tuaj kryeministër!”, ka përfunduar Rama. /EO/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit