8.4 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Rama nga Luksemburgu: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030

- Advertisement -

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet të nisë Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi shumë entuziastë, mjaft të inkurajuar, që më në fund nisim me pjesën më të vështirë të punës, që nënkupton çeljen e grup kapitujve të Themeloreve. Do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe do ta bëjnë Shqipërisë të ulen si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj Bashkimit Europian që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës, duke qenë vendi më i izoluar komunist në Europë. Kështu që pavarësisht si është situata, ne nuk kemi hequr dorë, sepse për ne Bashkimi Europian dhe Europa janë i vetmi vend, ku duam të jemi. I vetmi vend që duam t’u lemë brezave të ardhshëm. Ky moment është i veçantë, edhe falë Vladimir Putinit, që zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun që i bëri të zgjohen, të shohin realitetin dhe të shohin sa i nevojshëm është Ballkani Perëndimor për Be-në, ashtu sikurse edhe BE është e nevojshme për Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.

I vetëdijshëm se Shqipëria ka ‘një mal me detyra shtëpie për të përmbushur’, Rama u shpreh optimist për rrugëtimin e vendit drejt unionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit