Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Pas daljes nga ambientet e teatrit, Rama në dalje i ka shprehur gazetarëve ngushëllime për humbjen e kolegut Enrik Mehmetit.

Gazetari Enrik Mehmeti u nda nga jeta pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti me motor në zonën e Porto Novës, në Zvërnec.

Mehmeti ishte një nga zërat më të njohur të raportimit nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë ai solli në ekranin e News24 zhvillimet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë dhe operacionet policore, te çështjet sociale, politike dhe turistike.

Kolegët e kanë përshkruar gazetarin si një profesionist të përkushtuar, i njohur për praninë e tij në terren, raportimet e drejtpërdrejta dhe përpjekjen për të sjellë informacion të verifikuar edhe në situata të vështira.

Familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti./atsh

Të ngjashme

Të fundit